Pyetje të Shpeshta
Gjëra që duhen ditur për librat tanë, porositë dhe dërgesat.
Çfarë është Në Dritën Islame?+
Në Dritën Islame është një botues i specializuar në libra autentike Islame për fëmijë në gjuhën shqipe. Çdo libër shkruhet nga Ummu Ijad dhe recensohet nga Hoxhë Xhemal Jakupi (Allahu e ruajtëë), me përmbajtje që bazohet vetëm në Kuran dhe Sunet sipas kuptimit të selefëve të mirë.
Për çfarë moshe janë librat tuaj?+
Librat tanë janë të përshtatur për fëmijë që nga mosha 1+ vjeç e deri tek fëmijët më të mëdhenj. Çdo libër e tregon moshën e rekomanduar në faqen e tij. Për shembull, 'Ta njohim Allahun' është për 1+ vjeç, ndërsa 'Ta mësojmë Teuhidin', 'Ta njohim Islamin', dhe libra e Ramazanit dhe Kurban Bajramit janë për 3+ vjeç.
Në çfarë gjuhe janë shkruar librat?+
Të gjitha librat tanë janë shkruar në gjuhën shqipe. Citatet nga Kurani dhe Hadithi mbeten në arabisht me transliterim sipas traditës, që fëmijët të njihen me shprehjet origjinale.
A janë librat të bazuara në Kuran dhe Sunet?+
Po. Çdo libër rishikohet nga Hoxhë Xhemal Jakupi, i cili verifikon që përmbajtja të jetë në përputhje me Kuranin, Sunetin e Profetit ﷺ, dhe kuptimin e selefëve të mirë. Kjo e bën secilin libër të sigurt për edukimin e fëmijëve tuaj.
Kush i shkruan librat?+
Të gjitha librat përgatiten nga Ummu Ijad, me përkushtim dhe dashuri për fëmijët. Pas shkrimit, çdo libër i nënshtrohet rishikimit nga Hoxhë Xhemal Jakupi për saktësi të përmbajtjes fetare.
Si mund të porosis një libër?+
Zgjidhni librin që dëshironi, klikoni 'Porosit' ose 'Shiko Detajet', dhe plotësoni formularin e porosisë. Pas marrjes së porosisë, ne ju kontaktojmë brenda 24 orëve pune përmes Viber ose WhatsApp për konfirmimin e pagesës dhe detajet e dërgesës.
Sa kushton dërgesa?+
Çmimi i dërgesës varet nga destinacioni. Për porosi brenda Kosovës dhe Shqipërisë, kostot e dërgesës jepen gjatë konfirmimit të porosisë. Për dërgesa ndërkombëtare, na kontaktoni direkt për një ofertë.
Sa kohë merr dërgesa?+
Pas konfirmimit të pagesës, librat përgatiten dhe dërgohen brenda 1-3 ditëve të punës. Koha e mbërritjes varet nga destinacioni, zakonisht 1-2 ditë brenda Kosovës dhe 2-5 ditë për vendet e tjera.
A ofroni ndonjë libër falas?+
Po. 'Ditët e bukura të Kurban Bajramit' ofrohet si shkarkim falas në format PDF nga faqja e librit. Mund të shkarkohet dhe lexohet menjëherë, pa pagesë.
Si mund t'ju kontaktoj nëse kam pyetje të tjera?+
Na shkruani në NeDritenIslame@protonmail.com ose në Instagram @nedritenislame. Përgjigjemi zakonisht brenda 24 orëve të punës.